Refuzohet kërkesa e Llallës, zgjaten hetimet për ish-Prokurorin e Përgjithshëm

Gjykata për Krimet e Rënda refuzon kërkesën e Adriatik Llallës kundër zgjatjes së hetimit me 3 muaj. Ish-Prokurori i Përgjithshëm është nën akuzë për 4 vepra penale, mes te cilave “shpërdorim detyre” dhe “fshehje e pasurisë”.

Hetimi ndaj Lallës ka nisur në mars të vitit 2018, ndërsa një javë me parë Prokuroria për Krimet e Rënda vendosi zgjatjen e hetimit me tre muaj të tjerë.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN