Rikthehen fantastikët “Tom & Jerry”

Për të gjithë dashamirësit dhe nostalgjikët e dyshes më të njohur të kartonëve, krijuesit dhe producentët e Tomit dhe Jerryt, kanë një lajm të mirë.

Skenari dhe regjia është gati, për t’i hapur rrugë xhirimeve të një filmi të ri me këto dy personazhe. Tom and Jerry mendohet se do të rikthehet në ekranin e madh si premierë në 21 prill të vitit 2021, pra pas njëviti, sepse Warner Bros, njofton se xhirimet për këtë produksion të ri do të nisin këtë verë dhe ekipit do t’i duhet një periudhë prej 6 muajsh për të mbyllur post produksionin e maces dhe miushit më të famshëm në botë.

Megjithatë përtej zënkave dhe luftës komike mes dy personazheve mendohet që filmi t’i bëjë bashkë Tomin dhe Jerry me një mision.

Tim Story, regjisor i “Fantastic Four”, ai që do të realizojë edhe filmin e ri rreth maces dhe miushit më të famshëm në histori ka zbuluar deri më tani se në këtë film Kayla, një personazh i ri do të ndihmojë Tomin dhe Jerry-n të largohen nga disa ngjarje aspak të këndshme, e pikërisht këtu dyshja që vetëm konfliktohet do të bëhen miq për të njëjtin mision.“Tom and Jerry” është një serial amerikan i animuar i krijuar në vitin 1940 nga William Hanna dhe Joseph Barbera, por që ka rritur disa breza fëmijësh, tanimë nostalgjikë për këtë dyshe komike.