Rrëzimi i avionit në Gjermani, humb jetën një nga gratë më të pasura në Rusi

Një nga gratë më të pasura në Rusi, Natalia Fileva, 55 vjeç, ishte mes 3 viktimave të rrëzimit të një avioni të vogël një ditë më parë në Gjermani.

Avioni ishte nisur nga Kana e Francës, ndërsa u rrëzua jo shumë larg nga pista e aeroportit në Egelsbach në Gjermani.

Mediat ruse kanë raportuar se Fileva po fluturonte së bashku me bashkëshortin e saj Valery Karachev, po ashtu edhe piloti i avionit ishte një shtetas rus, i identifikuar si Andrey Dikun.

Sipas mediave ruse, Natalia Fileva dhe bashkëshorti i saj po udhëtonin për një trajtim mjekësor, ndërsa shkaqet e rrëzimit të avionit janë të paqarta.

Shkarkoni aplikacionin e A2