Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Shkatërrohet banda italo-shqiptare, 9 në pranga

Nga A2 CNN
1 Prill 2019, 12:48 | Kronikë
Shkatërrohet banda italo-shqiptare, 9 në pranga

2 shqiptarë janë mes 9 personave të arrestuar si pjesë e një operacioni antidrogë nga policia e Mesinës në Itali. Ata dyshohet të jenë pjesë e një organizate kriminale që menaxhonte trafikun e drogës mes Shqipërisë, Emilia Romanjës, Abrucos, Kalabrisë dhe Siçilisë.

Hetimet, të koordinuara nga Drejtoria e Departamentit Anti-Mafia të Prokurorisë Publike, vunë në shënjestër lëvizjet e anëtarëve të një familje nga Mesina, babait dhe dy djemve, të cilët bënin udhëtime me qëllim trafikun e lëndëve narkotike. Gjatë bastisjeve, u konfiskuan mbi 105 kilogramë marjuanë, ndërsa në pranga përfunduan edhe 2 korrierë.

Grupi kriminal sipas mediave italiane, e kishte bazën në Mesina dhe furnizohej me lëndë narkotike nga Shqipëria dhe Abruco. Në rrjet ishin përfshirë edhe dy furnizues shqiptarë, të cilët transportonin ngarkesat e drogës dhe i dërgonin ato në qytetin e Mesinës.

A2 CNN Livestream

Dita jonë