Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

Skepticizmi holandez na rrezikon vizat? “Deklaratë për konsum të brendshëm”, “Jo, problemet janë reale”

Nga A2 CNN
1 Prill 2019, 20:43 | Aktualitet
Skepticizmi holandez na rrezikon vizat? “Deklaratë për konsum

Javën që kaloi tre parti në Holandë kanë kërkuar rikthimin e vizave për shqiptarët. Kësaj çështjeje i është dedikuar edhe një shkrim i gjatë në gazetën De Telegraf.

Partitë holandeze kanë parashtruar një kërkesë për rikthimin e menjëhershëm të vizave për shqiptarët. Ky shkrim erdhi menjëherë pas vizitës në Shqipëri  të ministrit holandez të drejtësisë.

A kanë të drejtë holandezët që shqetësohen për krimin shqiptar në Amsterdam? Perse Holanda është me skeptikja në drejtim të integrimit tonë në Bashkimin Evropian?

Për të diskutuar çështjet e mësipërme ishin në studion e A2 zv. ministri i Jashtëm Etjen Xhafaj, analisti Ilir Kalemaj dhe gazetari shqiptaro-holandez Vincent Triest.

Sipas Xhafajt, nuk ekziston një çështje holandeze, dhe bëhet fjalë për “tre deputetë që e kanë diskutuar në seancë plenare, por është diçka që ndodh rëndom”. Sipas tij,  “artikulli i De Telegraf është botuar edhe në 2017 me të njëjtat baza”.

Sipas Xhafaj arsyet duhen parë në klimën e zgjedhjeve që përfshin Holandën, dhe se rikthimi i vizave për Shqipërinë është çështje që “nuk vendoset ne Parlamentin e Holandës, është vendim i gjithë BE-së”.

Sipas tij, gjithsesi, qëndrimi zyrtar i Vendeve të Ulëta, të deklaruara edhe në vizitën e Ministrit të Drejtësisë, kanë qenë pohimi i hapave përpara të vendit tonë.

Kësaj teze nuk i qëndrojnë dy të ftuarit e tjerë. Sipas Kalemajt, skepticizmi ndaj Shqipërisë nuk është diçka që ka të bej me situatën e brendshme e vendeve si Holanda, Franca dhe Gjermania, sepse “problemet janë reale dhe faktike”, dhe pason problematikat e evidentuara edhe në raportin e Departamentit amerikan të Shtetit, “më seriozi për Shqipërinë si vend transit i drogës”.

Edhe sipas gazetarit Triest, deklaratat “nuk janë ato boshe në Parlament, por intervistë që deputetët kanë bërë në emër të partive të tyre. Nuk është fakti a do të heqë vizat apo jo, por skepticizmi i Holandës që i ka kërkuar Shqipërisë rezultate të qarta, si luftimi i korrupsionit dhe krimit të organizuar”.

Ai shton se javën që vjen një tjetër eksponent i ekzekutivit holandez, zëvendës ministri i Drejtësisë, do të jetë në Tiranë për emigracionin ilegal.  Sipas tij, nga momenti që dy zyrtarë të lartë vinë në Tiranë në pak ditë, “do të thotë që diçka nuk shkon”.

A2 CNN Livestream

Dita jonë