Vatrat e zjarrit, Xhaçka i krahason me tritolin në shtyllat e tensionit të lartë

Kriza politike në vend ka bërë që edhe ministria e Mbrojtjes pas asaj të brendshme të ngrejë konspiracion mbi ngjarjet e ndodhura së fundmi.

Në një dalje publike për mediat ministrja Olta Xhacka tha se vetëm për periudhën mars ka pasur 243 vatra zjarri edhe pse temperaturat kane qenë të ulëta.

 Sipas saj një vit më parë numri i zjarreve ka qenë “0” ndërsa këto akte janë kriminale dhe s’bëhen për të hapur kullota apo nga pakujdesia. Në pjesën dërrmuese këto janë akte të pastra vandalizmi, për mos ju vënë akoma një emër tjetër në mungesë të provave konkrete që do t’i zbulojnë hetimet.

Janë akte që për nga logjika e natyra u ngjajnë si dy pika uji atyre sulmeve me kallëpe tritoli ndaj shtyllave të tensionit të lartë, që ndoshta si për rastësi kanë ndodhur po gjatë të njëjtës periudhë.

Ne ketë situatë Xhaçka i bëri apel forcave politike. “Në këtë situatë, kur akte të tilla jo vetëm që po shkatërrojnë pronën e përbashkët, por edhe synojnë të krijojnë një situatë alarmi e shqetësimi tek qytetarët, ju bëj thirrje të gjithë forcave politike, të gjithë politikanëve, që të na bashkohen për të denoncuar dhe për të luftuar këtë fushatë që nuk shkon në dëm të qeverisë, por në dëm të vendit”, deklaroi ministrja.

Pak kohë më parë edhe ministria e brendshme dënoi aktet e vendosjes se tritolit në shtyllat e tensionit të lartë dhe se shpresonte që ngjarje të tilla të mos kishin lidhje me politikën.

Shkarkoni aplikacionin e A2