Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Vendimi për vrasësin e Marvi Mihalit më 11 prill, avokatët kërkojnë pafajësinë

Nga A2 CNN
1 Prill 2019, 14:43 | Kronikë
Vendimi për vrasësin e Marvi Mihalit më 11 prill, avokatët

Përfundon seanca për çështjen e vrasjes së Marvi Mihalit, të riut që humbi jetën dy vjet më parë në një sherr për një karikues telefoni. Gjykata ka shtyrë shpalljen e vendimit mbi të akuzuarit për datën 11 prill.

Në konkluzionet përfundimtare të mbrojtjes, Eugen Bitraj, Marsel Alla dhe Kridens Alla i kërkuan gjykatës t'i shpallë të pafajshëm. i pandehuri Dejvi Bitraj, përmes avokatit pranoi vrasjen, por kërkoi ndryshimin e kualifikimit nga "vrasje me paramendim" në "vrasje në tejkalim të mbrojtjes së nevojshme" dhe dënim sipas ligjit.

https://a2news.com/2019/03/19/vrasja-e-marvi-mihalit-tension-mes-familjareve-ne-sallen-e-gjyqit/

Seancat e këtij gjyqi shpesh janë shoqëruar nga tensione në sallë mes familjarëve të viktimës dhe të të pandehurve. Babai i Dejvi Bitrajt madje i ka akuzuar se kanë kërkuar një shumë të konsiderueshme parash për vdekjen e djalit të tyre, akuza që janë hedhur poshtë nga prindërit e Marvi Mihalit.

https://a2news.com/video/vrasja-e-marvi-mihalit-prinderit-e-viktimes-dhe-te-akuzuarve-perplasen-ne-gjyq/

A2 CNN Livestream

Dita jonë