Vrasja e vëllait të Kim Jong-un, e dyshuara dënohet me pak vite burg

Gruaja e akuzuar për vrasjen e vëllait të Kim Jong-un, dënohet me vetëm pak vite burg. Një gjykatë malajziane e dënoi Doan Ti Huong me 3 vite e 4 muaj burgim, duke nisur nga arrestimi i saj në shkurt të 2017-tës.

Megjithatë, sipas ligjit malajzian, ajo mund të lirohet qe në muajin maj. E vetmja e dyshuar për vrasjen e Kim Jong Nam, pranoi fajësinë për akuzën më të lehtë të pjesëmarrjes vullnetare në plagosje me armë të rrezikshme.

Nëse do të shpallej fajtore për vrasje ajo do të përballej me dënimin me vdekje. Gjysmë vëllai i Kim Jong-un u vra në mes të ditës në aeroportin e Kuala Lampurit në vitin 2017, me agjentin nervor VX. 2 gra u akuzuan për ngjarjen, por njëra prej tyre u shfajësua në muajin mars.

Zhvillimi nënkupton se praktikisht askush nuk do të mbajë përgjegjësi për vdekjen e tij.

Shkarkoni aplikacionin e A2