Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Xhafaj: Hapja e negociatave? Nuk do të ishte dhuratë, i kemi bërë detyrat si të tjerët

Nga A2 CNN
1 Prill 2019, 21:57 | Politikë
Xhafaj: Hapja e negociatave? Nuk do të ishte dhuratë, i kemi

I ftuar për debatet e shumta në Holandë dhe për mundësinë e një shtrëngimi të vizave për Shqipërinë,  zëvendësministri i Jashtëm Etjen Xhafaj mendon se Shqipëria po bën gjithçka është e mundur për të qenë e përgatitur, dhe deri më tani edhe sinjalet zyrtare nga Brukseli kanë qenë vlerësuese.

“Komisioni Evropian na ka dhënë dy vlerësime pozitive rresht, nuk pse mos të na japë një të tretë”, thotë Xhafaj.

Kjo e bën atë optimist? Deri diku, sepse kujton që “ne i kemi bërë detyrat, dhe meritojmë hapjen e negociatave, por zgjedhjet në Bashkimin Evropian do të ndryshojë të gjithë strukturën”.

Pikërisht rezultati i zgjedhjeve evropiane bën disi pesimist analistin Ilir Kalemaj, që thekson që me shumë mundësi “pjesa me e madhe e Parlamentit Evropian në të ardhmen do të përbëhet nga parti të djathta”, skeptike për zgjerimin ndaj vendeve ballkanike.

Po veprimet politike të opozitës, kanë një rol në këtë skepticizëm? Sipas Xhafajt, opozita disa herë me radhë ka deklaruar “që vendi nuk është gati” për çeljen e negociatave, dhe shton duke iu rikthyer Holandës, “çudi që problemet dalin gjithmonë nga një vend, kur dalin shqiptarë me pasaportë holandeze që i fryn më tepër gjërave që ndodhin”, me një referim që duket i qartë për kreun e opozitës.

Si holandez me gjak shqiptar, gazetari Vincent Triest mohon rëndësinë e faktorit të brendshëm shqiptar në opinionin publik holandez, që “nuk i ndjek fare ngjarjet e brendshme shqiptare” dhe ekstremizon konceptin duke shtuar se “ pjesa më e madhe e ka të vështirë ta identifikojë Shqipërinë në hartë”.

Për Kalemajn, kemi të bëjmë në fakt me një “dështim të politikës së jashtme” në një moment ku Shqipëria rrezikon pas 5 vitesh që të mos marri dritën jeshile për negociatat, në kundërshtim me të gjithë Ballkanin Perëndimor, përtej rasteve specifike të Bosnjës dhe Kosovës,  dhe “me Maqedoninë e veriut që mund ta kalojë në këtë proces”.

A2 CNN Livestream

Dita jonë