Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 50%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 50%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

28 vite nga 2 prilli '91, Basha: Do ta fitojmë këtë betejë

Nga A2 CNN
2 Prill 2019, 11:16 | Politikë
28 vite nga 2 prilli '91, Basha: Do ta fitojmë këtë

Përmes një ceremonie përkujtimore janë nderuar sot në Shkodër katër të rinjtë e vrarë në demonstratën e 2 prillit 1991. 28 vite më parë u trondit Shkodra dhe gjithë Shqipëria, ku u vranë katër te rinj gjatë kësaj demonstrate kundër manipulimit të zgjedhjeve të 31 marsit.

Ishin zgjedhjet e para të Shqipërisë që sapo kishte hyre në pluralizëm dhe qe nxorën sërish fituese Partinë e Punës. Arben Broci, Bujar Bishanaku, Nazmi Kryeziu dhe Besnik Ceka u nderuan sot në ceremoninë zyrtare. Me kurora në duar përfaqësues të pushtetit vendor dhe drejtues të Partisë Demokratike nderuan  në këtë memorial kujtimin e  4 dëshmorëve, tragjedia e të cilëve ka mbetur ende e pazbardhur.

Gjatë homazheve kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, tha se 2 prilli duhet të shërbejë si kujtesë për të zhdukur rrënjët e se keqes. ''T'i japim fund mostrës politike të lidhur me krimin që po i merr ajrin Shkodrës e gjithë Shqipërisë'', ishte mesazhi i liderit të opozitës.

“Ne jemi në këmbë dhe kjo është garancia që do ta fitojmë këtë betejë. Do ta fitojmë pa pyetur për çmimin e sakrificës, si me 2 prill 1991, edhe me 2 prill 2019 dhe çdo ditë. Kjo është e njëjta betejë për demokraci dhe ky është fundi i qartë për këtë betejë", tha Basha.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli