Brexit, kriza nuk ka fund. Parlamenti refuzon çdo alternativë… sërish

Ligjvënësit britanikë dështuan sërish në gjetjen e një mënyre për ti dhënë fund ngërçit të Brexit, pasi parlamenti refuzoi një sërë alternativash ndaj ujdisë së negociuar nga Theresa May.

Asnjë prej 4 propozimeve të votimit jo detyrues, nuk siguroi dot shumicën gjatë së hënës. Mes planeve që siguroi më shumë mbështetje ishte ai për mbajtjen e një referendum për qëndrimin në tregun e përbashkët europian. Gjithashtu propozimi për një union të përbashkët doganor dështoi të kalonte pragun vetëm për 3 vota. Sekretari për Brexit, Stephen Barclay, I kujtoi parlamentit se tashmë opsioni më I mundur ishte shkëputja nga unioni në 12 prill, pa asnjë marrëveshje.

Kjo është hera e dytë që kjo dhomë konsideron një larmi opsionesh për të çuar përpara Brexit. Por edhe këtë herë dështoi të arrinte një shumicë të qartë për ndonjë nga propozimet. Bashkë me vendimin e së premtes për të mos e mbështetur ujdinë e divorcit, kjo nën kupton se Londra do të shkëputet nga blloku në vetëm 11 ditë.

Ndërsa shprehu zhgënjimin që asnjë prej planeve nuk u mbështet, lideri I opozitës Jeremy Corbyn kërkoi një raund të ri votimesh të mërkurën. Edhe ujdia e May-t e refuzuar 3 herë nga ligjvënësit, mund të hidhet për herë të 4-tërt për votim, bashkë më 2 alternativat që siguruan më shumë mbështetje gjatë së hënës. Nick Boles, sponsori i të ashtuquajturit propozimi I tregut të përbashkët njoftoi dorëheqjen e tij nga Partia Konservatore pas shpalljes së rezultateve. Ai citoi si shkak mungesën e vullnetit në partinë e tij për gjetjen e një kompromisi.