Haradinaj kritikon BE: Serbia blen armë për luftë, Brukseli hesht

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj vijon me kritikat e tij të ashpra ndaj Bashkimit Evropian. Shefi i qeverisë shprehet kundër qasjes së butë të Brukselit ndaj Beogradit dhe këtë e shikon si sfidë të Kosovës.

“Serbia po blen armë në masë, sisteme raketore, MIG, pra Serbia merr paratë e taksapaguesve në vend dhe hap vende pune në Moskës. BE nuk ankohet, i jep fonde, nuk i thotë mos shpenzo paret gabim”, deklaroi kryeministri kosovar.  

Haradinaj më tej thotë se shpreson që pas Brexit dhe zgjedhjeve evropianë, të ruhet besimi tek krahu politik që më pas BE të shtojë vëmendjen ndaj Ballkanit Perëndimor.

Kryeministri bën me dije se është në komunikim direkt me Uashingtonin dhe beson që SHBA dhe Gjermania do të ndihmojnë në arritjen e një zgjidhjeje me Serbinë.

Shkarkoni aplikacionin e A2