Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Kuko: Kriminelët kanë hyrë nga dera e komisariatit dhe kanë dalë nga dera e gjykatës

Nga A2 CNN
2 Prill 2019, 10:06 | Kronikë
Kuko: Kriminelët kanë hyrë nga dera e komisariatit dhe kanë

Romina Kuko, zëvendësministrja e Brendshme, ishte e ftuar në Ditarin e orës 09:00 në A2 CNN nga ku komentoi ngjarjet e fundit kriminale në qytetin e Shkodrës, por edhe situatën në të gjithë vendin.

Kuko u shpreh se policia e vetme nuk mund ta parandalojë kriminalitetin, ndërsa shprehet se shpesh ka qenë gjykata që i ka lënë të lirë personat me precedentë kriminalë.

“Krimet janë kryer nga persona me precedentë të mëparshëm kriminalë. Policia e ka bërë shpesh punën e saj, por këta persona shpesh kanë hyrë nga dera e komisariatit dhe kanë dalë nga dera e gjykatës. Dobësia e Gjyqësorit duhet pasur parasysh për të mbajtur pas hekurave personat me precedentë penalë.

Forcat speciale nuk mund ta parandalojnë kriminalitetin, këtë mund ta bëjnë të gjithë faktorët së bashku dhe jo vetëm policia. Nuk ka cedim nga ana e policisë, por a mund të jemi më mirë? Sigurisht. Në momentin që ne flasim me shifra na thonë që kapemi me statistika. Pastaj na tregojnë shifrat, që janë më pozitivët e viteve të fundit. Çdo jetë njerëzore vlen dhe sigurisht që nuk mund të bëjmë këtë krahasim cinik, por edhe indikatorët e këtij fillimviti janë në nivele optimale”, u shpreh zëvendësministrja.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani