Lobim në SHBA, Serbia paguan një kompani private

Qeveria e Serbisë ka angazhuar një kompani private për të lobuar në Uashington. Kjo raportohet nga Zëri i Amerikës në gjuhën serbe, që citon një dokument zyrtar të Sekretariatit amerikan për Drejtësi.

Kompania do të lobojë për Serbinë tek të gjitha palët e interesuara në SHBA, në lidhje me çështje të caktuara të bashkëpunimit rajonal që përfshijnë klientin, në këtë rast Serbinë, dhe Kosovën.

Zëri i Amerikës raporton se kontrata në fjalë është nënshkruar nga Zyra e Prokurorit të Shtetit të Serbisë. “Kliri Gottlib Stin” prezantohet si kompani e jurisprudencës globale. Ajo ka zyra në disa vende të botës dhe është themeluar në vitin 1946.