“Nuk ka negociatë”, Rama thotë se nuk do përsërisë historinë e 2017-ës

Kryeministri Rama ka folur sërish për situatën politike në vend, duke hedhur poshtë çdo mundësi negocimi me opozitën që tashmë është jashtë Kuvendit.

Nga Librazhdi, ai tha se nuk do ta përsërisë më historinë e 2017-s.

“Pastaj në 2013, pastaj në 2017-ën. I kemi mundur me herë të tëra, Saliu me gjithë shtetin e tij që nuk linte gjë pa bërë për të na penguar ta nxirrnin votën nga kutitë edhe nuk mundim dot Lulin?! Edhe zgjedhjet e 2017-ës i humbën duke qenë në qeveri, djegin mandatet dhe tani i thonë njerëzve jemi si ju. Tani i thonë njerëzve shkoni në burg për ne, se ndoshta do të marrim pushtetin, por Noc Rrokun do marrësh Lul. Historia hajde të shohim, hajde ta zgjidhim, nuk ka. Nuk ka më asnjë lloj tryeze për të negociuar mandatin që na keni dhënë ju. Nuk na keni dhënë mandatin të shohim mandatin me Monën”, u shpreh nga Librazhdi Edi Rama.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN