Petku fshehu pasurinë, kreu i Apelit të Krimeve të Rënda seancë dëgjimore në KPK

Kryetari i Gjykatës së Apelit për Krimet e Rënda, Fehmi Petku, ka rezultuar me problem në deklarimin e pasurisë dhe pastërtinë e figurës. Kryegjyqtari Petku ishte sot në seancë dëgjimore në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit.

Komisioni bazuar në raportin e ILDKP, evidentoi se Petku ka pasaktësi në deklarimin e pasurisë.

Sipas KPK, duke qenë pasuritë Petku i ka të trashëguara nga babai, hetimi u thellua më tej. Referuar këtij hetimi, KPK thekson se kryegjyqtari ka mungesa në dokumentacion për justifikimin e pasurisë.

Gjithashtu, në raportin e DSIK, KPK veçoi gjykimin e dosjes për Vehbi Alimuçës nga Petku në vitin 199, kohë kur babai i tij kishte marrëdhënie interesi Alimuçën. Ndërsa, sipas KPK, Petku rezulton i aftë profesionalisht.

Shkarkoni aplikacionin e A2