Portieri i Anglisë sherr në pub, Pickford e largojnë me forcë

Nga një mbrëmje feste, në sherr. Kjo i ndodhi Jordan Pickford, portierit të Evertonit dhe përfaqësueses angleze.

Ai u përfshi në debat me disa tifozë të Newcasle, me situatën që degradoi deri në përplasje fizike. Pas buzëqeshjeve dhe fotografive në një lokal nate, në momentin e largimit një grup tifozësh nisi t’i ngacmonte partneren, me Pickford që në gjaknxehtësi e sipër e humbi kontrollin.

Rojet e sigurisë së lokalit arritën të ndalin palët dhe konflikti u mbyll pa pasoja, ndërsa klubi i Evertonit ka nisur një hetim për ngjarjen.

Shkarkoni aplikacionin e A2