Publikohen pamjet e vrasjes së reperit amerikan

Policia ka bërë të mundur identifikimin e personit të dyshuar si autor të vrasjes së reperit të famshëm amerikan, Nipsey Hussle, në mes të ditës të dielën.

33-vjeçari u qëllua pranë dyqanit të tij të veshjeve në jug të Los Anxhelosit. Policia e ka identifikuar personin e dyshuar si Eric Holder 29-vjeçar, i cili mendohet se është larguar nga vendi i ngjarjes me një makinë “Chevy Cruze” me targa 7RJD742.

Ndërkohë, janë publikuar edhe pamjet e vrasjes së reperit në mes të ditës.

Autori i afrohet viktimës, i cili ishte nën shoqërinë edhe të disa personave të tjerë, dhe gjakftohtë e qëllon atë disa herë në kokë dhe në trup dhe largohet me shpejtësi nga vendi i ngjarjes.

Reperi u dërgua me urgjencë në spital, por nuk mundi t’u mbijetonte plagëve të marra.

Për ngjarjen reaguan edhe shumë personazhe të njohur, mes të cilëve edhe Rihanna. “Shpirti im është dridhur nga ky lajm”, shkroi në Twitter këngëtarja.

Shkarkoni aplikacionin e A2