Serbia, kompani private për lobim në Uashington

Qeveria e Serbisë ka angazhuar një kompani private për të lobuar në Uashington. Kjo raportohet nga Zëri i Amerikës në gjuhën serbe, që citon një dokument zyrtar të Sekretariatit amerikan për Drejtësi.

Kompania do të lobojë për Serbinë te të gjitha palët e interesuara në SHBA, në lidhje me çështje të caktuara të bashkëpunimit rajonal që përfshijnë klientin – në këtë rast Serbinë – dhe Kosovën.

Zëri i Amerikës raporton se kontrata në fjalë është nënshkruar nga Zyra e Prokurorit të Shtetit të Serbisë.

“Kliri Gottlib Stin” prezantohet si kompani e jurisprudencës globale. Ajo ka zyra në disa vende të botës dhe është themeluar në vitin 1946.

Shkarkoni aplikacionin e A2