Sfidat e një fëmije autik në Shqipëri, “prindërit po ndërgjegjësohen”

Dy prilli është dita botërore e autizmit, vendosur në vitin 2007 si një përpjekje globale për ndërgjegjësimin e botës ndaj miliona fëmijëve me ateizëm. Ne Shqipëri ka aktualisht 950 fëmijë autikë, statistike kjo e nxjerre nga numri i fëmijëve qe marrin ndihme sociale për këtë arsye, po rshifrat reale nuk dihen ende.

 Gjithsesi në rang botëror, në 60 fëmijë, njëri vuan nga autizmi. A janë të përgatitura institucionet e shëndetit në Shqipëri për ta përballuar një situatë të tillë duke ofruar shërbime mbështetëse për rehabilitimin e këtyre fëmijëve?

Për këtë problem specifik të ftuara në A2 ishin Denada Seferi drejtoreshe e programeve të zhvillimit për shëndetësinë dhe mbrojtjen sociale në Ministrinë e Shëndetësisë dhe Juliana Esaj, terapiste pranë fondacionit “Fëmijët Shqiptarë”

Denada Seferi dhe Juliana Esaj

Sipas Seferit, institucionet shtetërore janë sot shumë herë më të përgatitura, ndaj njëfenomeni në rritje.

 “Është e vërtete, numrat janë në rritje dhe është një sfidë per institucionet sepse një fëmije i tillë ka nevojë për shërbime rehabilituese speciale. Ne kemi 6 institucione publike për fëmijët me aftësi të kufizuara, ku i bashkohen edhe ato me autizëm”. Një sfidë në vete kjo sepse sipas drejtoreshës “më parë nuk kishte trajnime specifike për këto fëmijë”.  

Sot edhe në rrethe infrastruktura është përmirësuar, me dy qendra specifike në Gjirokastër dhe Elbasan, që merren enkas me këtë problematikë.

Terapistja Esaj është dakord për përmirësimet, kur nënvizon faktin që tashmë “në gjithë institucionet arsimore këtë vit janë siguruar edukatorë mbështetës për fëmijët me probleme të tilla”. Në shumë raste edhe pse pjesa më e madhe e tyre ka formim sociologjik ose psikologjik, sërish kërkojnë trajnime më specifike, që sigurohen në Qendrat e trajnimit të vazhduar por veçanërisht nga projekte specifike të organizatave si UNICEF dhe PNUD.

Edhe pse në këto qendra vërehet një numër i madh fëmijësh të braktisur nga prindër që për pamundësi ekonomike dhe intelektuale nuk arrijnë t’i përgjigjen siç duhet kësaj problematike, dy ekspertet vërejnë një ndryshim të madh në qasjen e prindërve shqiptarë.  

Prindit tashmë informohen nga muajt e parë për shëndetin e fëmijëve, sepse “nuk ka një moshë të përcaktuar se kur mund të shfaqen problemet e autizmit”, dhe kanë mësuar që kur flitet për autizëm nuk kemi të bëjmë me “një sëmundje, por me një çrregullim” që nuk duhet fshehur nga sytë e opinionit publik, madje duhet të flitet sa më shumë.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN