Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Shkodër-Lezhë, kapet drogë e mina me telekomandë

Nga A2 CNN
2 Prill 2019, 11:23 | Kronikë
Shkodër-Lezhë, kapet drogë e mina me telekomandë

Efektivë të drejtorisë së policisë së Shkodrës kanë vënë në pranga tre persona, dy prej të cilëve shtetas malazezë, në tentativë për të trafikuar 151 kilogram lëndë narkotike kanabis drejt Malit të Zi.

Operacioni i koduar "Bardhaj", u organizua në bazë të informacioneve të mbledhura në rrugë operative nga efektivët e antidrogës, ndërsa lënda narkotike u gjet në një automjet me targa malazeze. Në cilësinë e provave materiale policia sekuestroi dy automjete, 5 telefona celularë dhe një palë dylbi.

Ndërsa në një tjetër operacion në Lezhë, policia ka goditur një tentativë të trafikimit të minave me telekomandim shpërthimi në distancë. U sekuestruan 3 mina të tilla, si dhe u arrestuan dy persona nga qyteti i Vlorës që po tentonin trafikimin.

A2 CNN Livestream

Dita jonë