Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Shtyhet pretenca për Balilin, seanca e radhës më 8 prill

Nga A2 CNN
2 Prill 2019, 17:39 | Kronikë
Shtyhet pretenca për Balilin, seanca e radhës më 8 prill

Gjykata e Krimeve të Rënda shtyu për në 8 prill dhënien e pretencës për Kelmend Balilin.

Shkak ishte sërish mungesa e avokatit Theodhori Sollaku. Po ashtu në seancë mungoi edhe Kelmend Balili, i cili edhe më herët  kërkoi shtyrjen e seancës për shkak të problemeve shëndetësore.

Kjo është hera e tretë që Prokuroria shtyn dhënien e pretencës për Balilin.

Mbi të ashtuquajturin “Eskobari” të Ballkanit i cili ka përfituar edhe gjykim te shkurtuar, rëndojnë 4 akuza: Trafikim i lëndëve narkotike; Pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal; deklarim i rremë i pasurisë; Pastrim të produkteve të veprimtarisë kriminale  dhe “pastrim parash”.

Balili nuk i ka pranuar akuzat. Ai u vetëdorëzua në momentin kur dosja shkoi për gjykim.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani