Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Sulmoi me thikë familjarët e ish-bashkëshortes, mendërisht i papërgjegjshëm

Nga A2 CNN
2 Prill 2019, 13:38 | Kronikë
Sulmoi me thikë familjarët e ish-bashkëshortes, mendërisht i

Marjan Levanti, 39-vjeçari i akuzuar për sulmin me thike ndaj tre familjarëve te ish-bashkëshortes se tij, Elena Kocaqi, me pasoje vdekjen e njërit prej tyre, është mendërisht i papërgjegjshëm.

Në këtë përfundim ka dalë një ekspertë e mjekësisë ligjore lidhur me gjendjen mendore të Levantit, i cili po gjykohet te Krimet e Rënda si autor i ngjarjes se ndodhur në dhjetor 2016, tek Unaza e Re në Tiranë.

"I pandehuri ka qenë i papërgjegjshëm gjatë kryerjes së veprës penale", u citua në gjyq konkluzioni i akt-ekspertimit.

Sipas ekspertes, Marjan Levanti ka vuajtur dhe vuan nga skizofrenia paranoide dhe për këtë shkak i sugjeroi gjykatës të urdhërojë për të mjekim të detyrueshëm në një spital psikiatrik.

Ky akt-ekspertim mund të shpëtojë nga burgu Marjan Levantin, në një kohë që vepra penale për të cilën po gjykohet parashikon dënim deri në burgim të përjetshëm.

A2 CNN Livestream

Dita jonë