Vizita historike, Tsipras mbërrin në Maqedoninë e Veriut

Alexis Tsipras mbërriti të martën në Shkup në vizitën e parë zyrtare të një kryeministri grek në Maqedoninë e Veriut, që nga pavarësia e saj në vitin 1991, kur edhe nisi problemi për emrin.

Në aeroport, shefi i ekzekutivit të Athinës u prit nga zëvendëskryeministrat, ministrja e Mbrojtjes dhe ai i ekonomisë. Një ceremoni shtetërore ishte organizuar para ndërtesës qeverisë së Maqedonisë së Veriut, ku Tsipras u takua me homologun Zoran Zaev.

Në një postim në rrjetin social “TWitter”, Kryeministri grek tha se kjo ishte një vizitë historike e bazuar në një vizion të ristrategjik. Greqia dhe Maqedonia Veriore duhet të jenë partnerë dhe aleatë, ishte komenti Alexis Tsipras.

Sipas tij, Marrëveshja e Prespës dëshmon se mosmarrëveshjet ndërkombëtare mund të zgjidhen. Përveç se me kryeministrin, Zoran Zaev, Tsipras takohet edhe me kryetarin e Kuvendit, Talat Xhaferi dhe përfaqësues tjerë qeveritar.

Në agjendën e takimeve nuk bën pjesë presidenti Gjorge Ivanov, i cili kundërshton publikisht marrëveshjen me Greqinë për emrin.

Shkarkoni aplikacionin e A2