Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

70 vjet Nato, Cakaj në ministerialin e zhvilluar në Uashington

Nga A2 CNN
3 Prill 2019, 15:48 | Politikë

70 vjet nga krijimi i Aleancës së Atlantikut të Veriut, ministrat e jashtëm të vendeve anëtare te NATO-s, mblidhen në një ministerial dy ditor në Uashington.

Marrëdhëniet e NATO-s me Rusinë, lufta ndaj terrorizimit dhe ndarja e barrës financiare dominojnë agjendën e ministerialit.

Aleatët e SHBA në NATO deri në 2020 do shpenzojnë me shume se 100 miliardë dollarë shtesë në fushën e mbrojtjes. Ministeriali u parapri nga një takim mes Presidentit amerikan Donald Trump dhe Sekretarit të Përgjithshëm të Nato Jens Stoltenberg.

 Kreu i Shtëpisë së Bardhë tha pas takimit se shpresonte të shihte më shumë përmirësim sa i përket pagesave nga vendet anëtare të NATO-s, të paktën në nivelin 2 përqind të GDP-së.

Raportimi nga Washington i gazetares të A2 CNN Klementina Cenkollari

Për herë të parë në ministerial, që nga nënshkrimi i protokollit të anëtarësimit në shkurt, pjesëmarrëse është edhe Maqedonia e Veriut.

Në 1 prill, Shqipëria shënoi një dekadë në NATO. Vendi ynë përfaqësohet nga zv. Ministri i Jashtëm, Gent Cakaj i cili gjithashtu mbajti një ligjëratë në universitetin George Washington, ku ndau prioritetet e diplomacisë shqiptare.

Ai tha se Shqipëria ka plotësuar kriteret teknike për hapjen e negociatave dhe se lufta ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar vijojnë të mbeten sfidë për vendin.

Cakaj u takua edhe me senatorin Ron Johnson, kryetar i nën komitetit të Senatit për Evropën dhe Bashkepunimin e Sigurisë Rajonale si dhe kongresmenin Lee Zeldin, të cilët vlerësuan dhe mbështetën masat e marra nga Shqipëria sa i përket reformave që do t’i hapnin rrugën negociatave në qershor 2019.

Zv. Ministri i Jashtëm u takua edhe me Ministrin e Jashtëm të Maqedonisë së Veriut, Nikola Dimitrov me të cilin nënshkroi marrëveshjen për themelimin e Qendrave Kulturore dhe Informative në dy vendet.

A2 CNN Livestream

Dita jonë