Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Basha në Berlin, do të takohet me përfaqësues të CDU

Nga A2 CNN
3 Prill 2019, 13:45 | Politikë
Basha në Berlin, do të takohet me përfaqësues të CDU

Lulzim Basha nuk ishte i pranishëm këtë të mërkurë në protestën e opozitës, duke marrë kështu “mungesën” e dytë.

Basha ndodhet në Gjermani, ku njoftohet se do të zhvillojë takime me përfaqësues dhe drejtues të Parlamentit Gjerman, zyrtarë të lartë të Qeverisë Federale, drejtuesit e partive simotra CDU dhe CSU.

Basha është nisur dje drejt Gjermanisë dhe kjo vizitë vjen pas asaj në Bruksel, ku kreu demokrat u takua me kryetaren e CDU, Annegret Kramp-Karrenbauer, presidentin e PPE Joseph Daul dhe eurodeputetë.

Vizita e kreut të PD në Gjermani është e para që pas djegies së mandateve dhe kërkesave të opozitës për krijimin e një qeverie tranzitore dhe zgjedhje të parakohshme parlamentare.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani