Beqiraj: Protesta është politike, ekonomia jonë varet nga të tjerat rreth nesh

Për ish-zëvendësministren e Financave, Irena Beqiraj, protesta e opozitës është politike, dhe nuk vjen si pasojë e ndonjë krize apo problematike në ekonominë e vendit, pavarësisht të dhënave jo shumë inkurajuese që vijnë nga raportet e institucioneve ndërkombëtare financiare.

“Gjendja ekonomike që kemi sot nuk është produkt i vetëm kësaj shumice që kemi, por produkt i gjithë qeverisjeve që kemi pasur këtu e 30 vjet”, tha ajo. “Ndërkohë vazhdojmë të jemi ekonomi e vogël, derivative. Këto kohë kemi recesion në Itali, Europën gjithashtu… Nuk them që fajin e ka opozita, por mungesa e vizionit. Ne vazhdojmë të merremi me taksat, ndërkohë që këtu duhen reforma në arsim, shëndetësi, etj. Zhvillimi nuk vjen nga taksat. Kjo bëhet sepse publiku kapet më shpejt nga taksat”.

“Qeveritë, nga që janë politike, duke bërë zgjedhjet çdo katër vjet, tani duam t’i bëjmë edhe në dy vjet, do të jenë gjithnjë afatshkurtra në vizionin e tyre. Shqipëria sot më shumë se sa kurdo, ka nevojë për parti që të shtyjnë drejt një vizioni afatgjatë”, shtoi ajo.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN