Bozdo: “Ena” është thyer. Braimllari: Rama të mos bëjë “show”, të shohë realitetin

Në Parlament mbahet seanca e radhës ditën e sotme, ndërsa jashtë godinës, opozita do të jetë sërish në protestë.

Për të folur për protestën, por edhe për situatën politike në përgjithësi, ishin të ftuar në Ditarin e orës 09:00 në A2 CNN, Eno Bozdo, anëtar i kryesisë së Partisë Demokratike, si dhe Endrit Braimllari, sekretar i Përgjithshëm i LSI.

Për Eno Bozdon, nuk ka kthim mbrapa dhe tashmë ena është thyer. “Çdo ditë që vazhdon, çdo protestë para Parlamentin, si dhe në Bulevard, të lidhura me politikë apo jo, janë të gjitha shenja të një sistemi që ka marra plasaritje të thella dhe të pakthyeshme. Pavarësisht deklaratave të Kryeministrit apo eksponentëve të tjerë të mazhorancës, sot ena është thyer dhe është e pazëvendësueshme. Diskutohet se cila do të jetë ena që do ta zëvendësojë”, tha Bozdo.

Ndërkohë, Endrit Braimllari i bëri thirrje kryeministrit të mos bëjë show, sipas tij, por të shohë realitetin ku ndodhet vendi.

“Rama është një Kryeministër në ike. Ne nuk na shqetëson çfarë thotë Edi Rama, por na shqetësojnë hallet e qytetarëve. Edi Rama të mos bëjë show me batuta dhe të kuptojë realitetin ku ndodhet vendi”, tha Braimllari.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN