Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Brexit të shtyhet sërish, May takim me Corbyn për të zgjidhur ngërçin

Nga A2 CNN
3 Prill 2019, 14:24 | Bota
Brexit të shtyhet sërish, May takim me Corbyn për të

Kryeministrja britanike Theresa May do të takohet me liderin e opozitës Laburiste, Jeremy Corbyn për të diskutuar një ujdi të përbashkët që tejkalon ngërçin për Brexit.

Një gjë e tillë u konfirmua nga ministri për Brexit, Stephen Barclay, i cili njoftoi se nuk ka parakushte për këto bisedime.

Corbyn u shpreh shumë i kënaqur për takimin dhe tha se dëshiron që unioni doganor me BE-në dhe të drejtat e punëtorëve të jenë prioritet.

Ky vendim i qeverisë për të arritur një kompromis me opozitën është kundërshtuar ashpër nga ligjvënësit Konservatorë. Shumë prej tyre kërkojnë që ministrat e kabinetit të vendosen në lëvizje për të rrëzuar May.

Këtyre thirrjeve iu përgjigj zëvendësministri për Uellsin, Nigel Adams, i cili dha dorëheqjen. Ndërkohë, sot do të votohet edhe për një amendament të ri që kërkon një shtyrje tjetër të Brexit në mënyrë që të shmanget largimi pa ujdi.

A2 CNN Livestream

Dita jonë