Fino, thirrje për KQZ e PS: Pjesë e procesit, individë të lirë, të tërheqim komisionerët

Në kushtet kur PD e LSI nuk kanë depozituar asnjë emër në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve që duhet të jenë pjesë e procesit të administrimit të zgjedhjeve, deputeti i Partisë Socialiste, Bashkim Fino i bëri thirrje këtij institucioni që të pranojë të vetë-ofruarit apolitike për këtë proces.

Ndërsa, një kërkesë Fino i drejtoi dhe partisë së tij, që të tërheqë propozimet për komisionerë me qëllim që t’i hapet rrugë një administrate zgjedhore me individë të lirë.

“Në frymën e respektit të rezultatit të dalë në zgjedhjet e 2017-ës PD dhe LSI duhet dhe ato të dërgonin e listat e tyre për komisionerët. Ky fakt duhet të na bëjë të reflektojmë mbi këtë vendim të marrë për dorëzimin e atyre listave. Duhet të konsiderojmë dhe vendosim radhën e prioriteteve sot në këtë Kuvend. Unë jam i bindur se PS ky proces zgjedhor është sfida jonë më e madhe dhe jo për rezultatin e pritshëm, por për procesin nga i cili do të dalë ky rezultat. Ndryshimi po shkon drejt një procesi jo partiak dhe të baraslarguar nga palët politike, gjë të cilën e kemi mbështetur dhe e mbështesim të gjithë. Nëse KQZ plotëson numrin e domosdoshëm për komisionerë, unë i propozojë PS të tërheqë listat për komisionerë”, tha Fino.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN