Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Homoseksual në Brunei? Dënim me vdekje

Nga A2 CNN
3 Prill 2019, 17:50 | Bota
Homoseksual në Brunei? Dënim me vdekje

Vendimi i Bruneit për të aprovuar një ligj të ri, që i bën marrëdhëniet homoseksuale të dënueshme me vdekje, ka alarmuar opinionin. Masat e reja që hyjnë në fuqi të mërkurën parashikojnë vrasjen me gurë të atyre qe dënohen për raporte seksuale me persona të të njëjtit seks, për tradhti bashkëshortore dhe gjithashtu prerjen e gjymtyrëve të të dënuarve për vjedhje.

Sulltani i shtetit të vogël aziatik kërkoi leksione edhe më të forta islamike, siç i quajti. “Dua që mësimet islamike në këtë vend të bëhen edhe më të forta”, tha Hassan al Bolkiah.

Në një deklaratë, Human Rights Watch e cilësoi kodin e ri penal si barbar deri në gjenezë dhe i bëri thirrje Sulltanit ta pezullojë menjëherë. E njëjta kërkesë erdhi nga OKB.

“Komisioneri i lartë për të drejtat e njeriut i kërkon qeverisë së Bruneit të heqë dorë nga masat e rënda, që përbëjnë një shkelje të qartë të të drejtave të njeriut”, citohet të ketë thënë Ravina Shamdasani, zëdhënëse e komsionerit për të drejtat e njeriut.

Ylli i Hollivudit, George Clooney dhe këngëtari Elton John, kanë bërë thirrje që të bojkotohen hotelet në pronësi të Bruneit në mbarë botën. Reagime të ashpra erdhën gjithashtu nga politikanë në SHBA, Britani dhe Europë. Brunei është një vend i pasur me naftë dhe sunduesi i tij renditej dikur mes njerëzve më të kamur në botë.

A2 CNN Livestream

Dita jonë