Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

Hyseni: Kjo është krizë e opozitës, reforma zgjedhore duhet të ecë përpara

Nga A2 CNN
3 Prill 2019, 18:15 | Politikë
Hyseni: Kjo është krizë e opozitës, reforma zgjedhore duhet

Deputeti i Partisë Socialiste, Alket Hyseni, tha se dalja nga Parlamenti i pjesës më të madhe deputetëve të opozitës është një krizë e brendshme e kësaj të fundit. Sipas njërit prej anëtarëve të komisionit parlamentar për reformën zgjedhore thotë se socialistët janë të gatshëm të bashkëpunojnë me opozitën për këtë ndryshim kaq të rëndësishëm.

“Ndryshe nga ata, kur ishin në pushtet, ne vazhdimisht i kemi shtrirë dorën opozitës. Deri sa opozita të zgjidhë krizën e saj të përfaqësimit, sepse kjo një krizë e opozitës është, ky është problemi i tyre. Ne marrëveshjen e bëjmë me partitë politike”, tha Hyseni.

“Komisioni parlamentar do të plotësohet me përfaqësues të partive politike që janë në kuvend. Por nuk ka asgjë të keqe që të ketë edhe ndonjë përfaqësues të jashtëm, të caktuar nga partitë politike. E rëndësishme është të ecim përpara me reformën”.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Bruna Çifligu