Kryemadhi: Rama, të marrë shembull nga dashuria e jetës së tij, Vuçiç

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, foli nga protesta e opozitës.

Ajo i bëri thirrje kryeministrit Rama që të marrë shembull nga Presidenti serb, Vuçiç, i cili pranoi të mbajë zgjedhje të parakohshme në Serbi.

“Dashuria e jetës së tij, Vuçiç u tregua i zgjuar. Të marrë pak nga mençuria e Vuçiç dhe të shpëtojë partinë që i dha mundësinë të jetë ky që është sot”, tha Kryemadhi.

Edhe pse Lulzim Basha nuk mori pjesë në protestën e ditës së sotme, Monika Kryemadhi ka qëndruar gjatë gjithë koës mes protestuesve, së bashku me ish-deputetë të Partisë Demokratike.

Shkarkoni aplikacionin e A2