Magjia “Zidane” zgjat vetëm dy ndeshje, Reali bie në Valencia

Real Madrid pësoi humbjen e nëntë në kampionatin spanjoll, duke bërë që seria e rezultateve pozitive nën drejtimin e trajnerit të ri Zinedine Zidane të zgjaste vetëm për dy ndeshje. Madrilenët u mposhtën 2-1 në Valencia, ku për vendasit shënuan Guedes dhe Garay, nga një gol për secilën pjesë, ndërsa në minutën e katërt shtesë Benzema realizoi golin e vetëm për miqtë.

Jashtë çdo objektivi për këtë sezon, madrilenët nuk treguan thuajse asgjë në një ndeshje që vlente shumë më tepër për Valencian, në garë për vendin e katërt që sjell edhe pjesëmarrjen në Champions League për sezonin e ardhshëm, ndërsa Reali e ka thuajse të sigurt vendin e tretë, i shkëputur nga Getafe dhe Valencia.

Shkarkoni aplikacionin e A2