Mbyllet protesta, mazhoranca dhe opozita theksojnë të njëjtat pozicione

Ndiqni Live protestën

Mbyllet protesta e opozitës, Paloka: Trimi e ciniku do marrë fund shpejt

Kryemadhi: Rama, të marrë shembull nga dashuria e jetës së tij, Vuçiç

12:05 – Opozita e zhvendos protestën nga Parlamenti te Kryeministria.

Bashkë me protestuesit, drejt Kryeministrisë janë zhvendosur edhe forcat e shumta të policisë që ishin të vendosur te Parlamenti. Ndërkohë, disa deputetë dolën jashtë salle pas largimit të protestuesve.

11:58 – Rama: Në 2017 i dhamë një mundësi, sot nuk ka për të ndodhur

11:40 – Hajdari: Reformën zgjedhore duhet ta bëjë opozita e re, ftesa e Gjiknurit antikushtetuese

11:35 – Policia, thirrje me megafon: Merrni masa! Kush mbulon fytyrën dënohet me burg

Policia u bëri thirrje me megafon protestuesve të ruajnë gjakftohtësinë dhe të mos hedhin kapsolla në drejtim të policisë, ndërsa situata u tensionua për disa momente në protestën e opozitën te Parlamenti.

Po ashtu, u është bërë thirrje organizatorëve të protestës që të merren masa të menjëhershme ndaj personave që kanë mbuluar fytyrën.

11:22 – Tensionohet situata te Parlamenti, protestuesit tentojnë të çajnë kordonin e policisë

Pak pas orës 11:00 edhe protesta e ditës së sotme është tensionuar, duke marrë formën edhe të protestave të mëparshme.

Protestuesit tentojnë të çajnë kordonin e parë të policisë të vendosur në hyrje të Parlamentit.

11:10 – Protestës së opozitës i bashkohen edhe fermerë

11:00 – Zguri: Administrata zgjedhore duhet të ketë misionarë të demokracisë dhe jo skllevër të procesit

10:05 – Qetësohet situata në bulevard, atje ku fillimisht pati tentativë nga protestuesit për të çarë kordonin e policisë e të futeshin në “pedonale”.

09:52 – Lulzim Basha nuk është i pranishëm në protestë. Mësohet se ai ka udhëtuar në Gjermani, ku do të zhvillojë atje disa takime.

09:40 – Nis përplasja e protestuesve me policinë

Po ashtu si në protestën e fundit të opozitës, edhe protesta e ditës së sotme ka nisur me përplasje mes forcave të policisë dhe protestuesve, kryesisht banorë të zonës së “Astirit”.

Përplasja ka ndodhur pranë Ministrisë së Brendshme, ku protestuesit janë shtyrë në tentativë për të çarë kordonin e forcave të policisë.

Ndërkohë, deputetët kanë nisur të futen në godinën e Parlamentit, atje ku ditën e sotme do të mbahet seanca e radhës ditën e sotme.

***

Sot mbahet seanca plenare e radhës dhe po ashtu opozita do të përcjellë mesazhet e saj në protestën jashtë godinës së Parlamentit.

Partia Socialiste pritet të miratojë ndryshimet në Komisionin e Reformës zgjedhore, zgjatjen e afatit me një muaj dhe zëvendësimin e Blerina Gjylametit me bashkëkryetarin Damian Gjiknuri.

Një zhvillim pozitiv, ndonëse një sinjal fillestar ishte vendimi i socialistëve që të mos bëjnë reformë zgjedhore pa opozitën zyrtare, qoftë ajo dhe në rolin e vëzhguesit.

Mes rreshtave, në vendimin e socialistëve për të zgjatur me një muaj afatin e Komisionit të Reformës Zgjedhore, nuk duket se do jenë pjesë e komisionit ata që sot po quhen si deputetët e opozitës së re.

Ftohet Partia Demokratike që të ketë vëzhgues për të pasur reformë zgjedhore deri më 5 maj.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN