Policia, thirrje me megafon: Merrni masa! Kush mbulon fytyrën dënohet me burg

Policia u bëri thirrje me megafon protestuesve të ruajnë gjakftohtësinë dhe të mos hedhin kapsolla në drejtim të policisë, ndërsa situata u tensionua për disa momente në protestën e opozitën te Parlamenti.

Po ashtu, u është bërë thirrje organizatorëve të protestës që të merren masa të menjëhershme ndaj personave që kanë mbuluar fytyrën

“Të nderuar organizatorë të protestës. Merrni masa të menjëhershme që protestuesit që kanë mbuluar fytyrën me shall e maska ose të zbulojnë fytyrën ose t’i largoni menjëherë nga protesta. Sipas ligjit për tubimet, mbulimi i fytyrës dënohet deri në 6 muaj burg. Ju si organizatore të tubimit mbani përgjegjësi ligjore për mbarëvajtjen e tubimit”.

Shkarkoni aplikacionin e A2