Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

Projekti “Horizontal Facility”, vendet e Ballkanit përfitojnë nga 5 milionë euro

Nga A2 CNN
3 Prill 2019, 20:45 | Aktualitet
Projekti “Horizontal Facility”, vendet e Ballkanit

Delegacioni i Këshillit të Europës, që mbërriti në Tiranë për të verifikuar reformat, kryesisht në drejtësi, konstatoi bashkëpunimin e Shqipërisë, por edhe disa mangësi.

Drejtësia ishte pika kyçe që u diskutua në këtë konferencë, ku edhe pala shqiptare njohu përgjegjësitë e saj.  Krimi ekonomik ishte gjithashtu temë e trajtuar, ku u tha se u sekuestruan 1,5 milionë euro nga pasuritë e paligjshme, vetëm në 1 vit, ndërsa bullizmi përbënte elementin e tretë, pasi 230 mësues janë trajnuar për ta përballuar këtë fenomen dhe gjithashtu 7 parti u gjobitën për probleme me financimin e tyre.  Avokati i Popullit, gjithashtu ishte pjesëmarrës.

Në takim u diskutua edhe për problemet në kompensimin e pronave, progresin në përshtatjen e legjislacionit shqiptar me atë të BE-së, etj. Në total, për përkrahjen e palës shqiptare, ky projekt ka kushtuar 5 milionë euro, ndërsa nga Horizontal Facility përfitojnë edhe vendet e Ballkanit Perëndimor.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Bruna Çifligu