Rama e Veliaj inaugurojnë liceun, batuta mes tyre

Kryeministri Edi Rama rikthehet në shkollën e tij, për t’u dorëzuar nxënësve liceun e rikonstruktuar.

Shoqëruar nga kryebashkiaku i Tiranës, Rama u ka folur liceistëve nga salla e koncerteve “Tonin Arapi”, me së shumti me gjuhën e artit, por pa kursyer batutat ndaj Erion Veliajt. “E kam njohur Tonin Arapin. Kam qenë i vogël si Erioni në atë kohë, por e mbaj mend shumë mirë atëherë”, tha Rama.

Po me batuta e ka nisur dhe Erion Veliaj fjalën e tij, për të treguar se për projektin e liceut ishte në presion të dyfishtë. “Edhe nëse mendoni se presioni i Edi Ramës, nxitja e tij për gjëra cilësore të ngut për të kapur afate, është gjë e madhe, nuk e keni idenë se çfarë është presioni i vjehrrës për të bërë një punë”, tha Veliaj.

Veliaj nuk e ka fshehur kujdesin e treguar për detajet gjatë ndërtimit të liceut ku pikë referimi ka qenë kryeministri Rama.

Kryetari Velija ka komentuar edhe protestën e radhës të opozitës, e cila zhvillohej para Parlamentit. Sipas Veliajt, arti dhe muzika duhet të dalin mbi zhurmën.

Shkarkoni aplikacionin e A2