Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

Rama, ironi me Metën: Junta i uron shëndet të plotë

Nga A2 CNN
3 Prill 2019, 12:06 | Politikë
Rama, ironi me Metën: Junta i uron shëndet të plotë

Nga foltorja e Kuvendit, Kryeministri Edi Rama reagoi me ironi ndaj deklaratave të pak ditëve më parë të Presidentit Meta se ishte i përgatitur të linte mandatin vetëm të mos instalohej një juntë.

Rama reagoi pas deklaratës së deputetit të ri Ralf Gjoni.

“Ralf Gjoni, mos u shqetëso për shëndetin e Presidentit. Junta i uron shëndet të plotë
Ti shqetësohu pse të quan ilegjitim”, tha Rama.

Ndërkohë më herët nga foltorja, Rama sulmoi ish-deputetët, por edhe duke ironizuar me të rinjtë.

Ai deklaroi se “në 2017 iu dhamë mundësinë të futen në lojë, sot nuk ka për të ndodhur, sepse atëherë morën atë që deshën por nuk bënë atë për të cilën u zotuan”.

A2 CNN Livestream

Dita jonë