Rama: Në 2017 i dhamë një mundësi, sot nuk ka për të ndodhur

Ndërsa jashtë Parlamentit opozita ka rrethuar sërish godinën, kryeministri Edi Rama mori fjalën duke sulmuar ish deputetët, por edhe duke ironizuar me të rinjtë.

Rama deklaroi se “në 2017 iu dhamë mundësinë të futen në lojë, sot nuk ka për të ndodhur, sepse atëherë morën atë që deshën por nuk bënë atë për të cilën u zotuan”.

Duke iu drejtuar deputetëve të rinj në sallë, kryeministri deklaroi se deputetët që kanë lënë mandatin “ju anatemojnë sepse janë xhelozë, se ata tani duan tani të futen brenda duke shtyrë policinë”, por shton se “edhe ju nuk jeni më të mirë se ata, thjesht po ambientoheni, por së shpejti do të jeni në pritshmëritë me të cilat iu kanë futur në listë”.

Arsyeja e veprimit të opozitës jashtë Parlamentit për Ramën buron nga fakti se “se janë mësuar te fitojnë pa qenë shumicë, as në 2005 as në 2009 nuk kane qenë shumicë. Nga momenti që dy vite më parë duke bërë një gjë të tillë morën gjysmën e qeverise, sot thonë ikim fare që të marrin gjithë qeverinë”.

Shkarkoni aplikacionin e A2