Sërish racizëm në Itali, e pëson talenti Moise Kean

Një yll i së ardhmes, për Juventusin dhe për Kombëtaren italiane. E megjithatë, Moise Kean vuan racizmin në Serie A.

Episodi më i fundit u regjistrua në Sardenjë, në ndeshjen ku bardhezinjtë fituan 2 me 0 ndaj Cagliari-t. Për 80 minuta, Kean ishte viktimë e thirrjeve raciste.

Kapiteni i Cagliarit, Ceppitelli provoi të bindte spektatorët t’i jepnin fund abuzimit për ngjyrën e lëkurës, por pa rezultat. Si reagim, futbollisti me origjinë nga Bregu i Fildishtë shënoi dhe festoi përballë tifozëve racistë.

Këtu lindi edhe polemika, sepse pas ndeshjes, shoku i tij i ekipit te Juventusi, Leonardo Bonucci deklaroi se “faji ishte 50 me 50. Tifozët gabuan, gaboi edhe Kean”.

Qëndrimi i mbrojtësit është kritikuar në Itali, por edhe nga lojtarët në vendet më të mëdha të Europës, nga Sterling, te Pogba, Matuidi dhe Memphis Depay.

Shkarkoni aplikacionin e A2