Skema e TVSH, fermerët protestojnë sërish kundër qeverisë

Fermerët e Lushnjës dhe një pjesë të jugut të vendit kanë protestuar sërish, për të kundërshtuar skemën e rimbursimit të TVSH-së për produktet e tyre.

Ata shprehën se me skemën e miratuar nga qeveria, shkojnë drejt falimentimit të plotë. Në shenjë proteste, ata kanë hedhur produktet e tyre blegtorale dhe bujqësore.

Fermerët protestues kanë deklaruar se nëse kërkesat e tyre nuk merren parasysh nga qeveria, protesta e tyre do të përshkallëzohet më tej me më shumë pjesëmarrje dhe me bllokim rrugësh.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN