Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 100%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 0%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Skuadra e zemrës shpallet kampion, merr kafkën e gjyshit në festë

Nga A2 CNN
3 Prill 2019, 21:54 | Futboll

Me vetëm dy tituj kampion të fituar në Argjentinë që nga viti 1966, barazimi i të dielës kundër Tigres – që siguroi matematikisht titullin e tretë – ishte një rast i mirë për të festuar për Racing Cclub.

Dhjetëra mijëra tifozë dolën për të festuar në rrugët e Buenos Aires, duke u bashkuar te obelisku, simboli i qytetit. Për një tifoz në veçanti, fitorja ishte aq e madhe sa që meritonte ta shihte edhe gjyshi. Për Gabriel Aranda nuk përbënte problem se kishte ndërruar jetë prej disa vitesh, ai nxori nga varri kafkën e gjyshit dhe e mori me vete në shesh.

Gjatë një interviste – ku në mënyrë të pashpjegueshme gazetari u përpoq të intervistonte kafkën me mikrofon – Aranda tha se gjyshi, Valentin Aguilera, do të ndihej krenar për suksesin e skuadrës. Ai më pas shpjegoi se e nxirrte kafkën nga varri për fat, sa herë që Racing luante.

Tifozët argjentinas njihen se janë ndër më të apasionuarit në botë, por Aranda e ka rritur aq shumë stekën sa vështirë do ta kalojë njeri tjetër...

A2 CNN Livestream

Dita jonë