Zgjedhjet në Indi, faktet i verifikon WhatsApp

“WhatsApp” ka një strategji të re për të çështjen e keqinformimit, të cilën do ta zbatojë gjatë zgjedhjeve në Indi. Kompania e rrjetit social “WhatsApp” do t’u ofrojë 200 milionë përdoruesve të saj në Indi mundësinë për të dërguar mesazhe, fotografi dhe video, që kanë të bëjnë me fushatë zgjedhore, në një qendër verifikimesh, të cilën e ka quajtur “Checkpoint” për të matur vërtetësinë e tyre.

Me të dërguar materialet, përdoruesit do të marrin përgjigje nëse informacioni është i vërtetë, i pasaktë, çorientues apo i kontestueshëm.“WhatsApp” shpreson të përdorë këtë shërbim të ri për të luftuar më tej lajmet e rrema gjatë zgjedhjeve. Gjithashtu, ky është edhe një lloj testimi për të parë nëse platformat e rrjeteve sociale mund të ndalojnë përhapjen e mashtrimeve dhe thashethemve të pabaza. Në një deklaratë për shtyp “WhatsApp” tha se sfida që paraqet ndalimi i keqinformimit kërkon më shumë përpjekje bashkëpunimi dhe nuk mund të zgjidhet vetëm nga një organizatë e vetme.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN