Zgjedhjet në Turqi, Erdogan refuzon disfatën, rinumërim në Stamboll

Komisioni zgjedhor në Turqi, vendosi se në 8 prej 39 zonave të Stambollit votat do të rinumërohen.  Numërimi fillestar tregoi se kandidati kryesor i opozitës ishte në epërsi të ngushtë.

Por Partia për Drejtësi dhe Zhvillim e presidentit Rexhep Tayyip Erdogan e kundërshtoi rezultatin në Stamboll dhe Ankara pasi humbi kontrollin në dy qytete kryesore të Turqisë.

Ekrem Imamoglu, lideri i Partisë Republikane Popullore në opozitë

Mediat turke kanë thënë se kandidati i Partisë Republikane Popullore, Mansur Yavas ka shënuar fitore të qartë në Ankara, por rezultati ka qenë aq i ngushtë në Stamboll, sa që të dyja partitë kanë pretenduar fitore.

Gazetat pro-qeveritare të mërkurën thanë se kishte pasur një konspiracion kundër Turqisë në zgjedhjet lokale. Gazeta Star e krahasoi rezultatin me përpjekjen për grushti shteti të vitit 2016 dhe protestat kombëtare më 2013.