Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 100%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 0%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

A do të rikandidojë Ademi e vetme në zgjedhje? “Unë bëj atë që vendos PD”

Nga A2 CNN
4 Prill 2019, 22:31 | Politikë
A do të rikandidojë Ademi e vetme në zgjedhje? “Unë

Kriza politike vazhdon të jetë e thelluar dhe palët janë ende shumë larg njëra-tjetrës. Partia Demokratike kërkon zgjedhje politike të parakohshme, por më 30 qershor janë programuar zgjedhjet vendore. E pyetur në “I Ftuari” me Endri Xhafon, nëse do të rikandidojë në Shkodër, edhe nëse PD merr vendimin politik për të mos u futur në zgjedhje, Voltana Ademi tha: “Të gjithë ne kryetarët e bashkive jemi politikë dhe duke qenë të tillë përfaqësojmë partinë. Unë jam e angazhuar herët në politikë. PD dhe unë bashkë me të, ka deklaruar që në zgjedhje vendore nuk mund të kemi me situatën e krijuar. Zgjedhje nuk mund të kemi”.

Përveç protestave të vazhdueshme, PD vazhdon paralelisht të punojë për të ngritur grupet e punës dhe kandidatët për zgjedhjet vendore. “Emrat e kandidatëve nuk janë diskutimi i PD. Ne diskutojmë çështje më madhore, përtej datës, përtej gjithçkaje. Ne diskutojmë çështjet e zgjedhjeve që janë prioritare përpara çdo gjëje. Kriza politike duhet të marrë një zgjidhje. Unë implementoj atë që vendos Partia Demokratike në forumet e saj”.

A2 CNN Livestream

Dita jonë