Ademi: Zero fonde nga Qeveria, sepse nuk paguajmë përqindje

Kryetarja e Bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi, tha në studion e “I Ftuari” me Endri Xhafon, se institucioni që ajo drejton nuk përfiton nga fondet e Qeverisë, për shkak të korrupsionit.

“Ne marrim zero fonde nga Qeveria, sepse Bashkia Shkodër nuk iu paguan përqindje drejtuesve, zëvendësministrave, ministrave. Ky është biznesi, një ekonomi informale, korrupsioni. Bashkia Shkodër nuk funksionon kështu, por kemi indikacione që ka korrupsion në ndarjen e fondeve publike”, u shpreh Ademi. “Unë nuk e bëj, por në Shqipëri, sistemi i korrupsionit kur bëhet fjalë për përdorimin e parave publike është shumë i lartë”.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN