Bashkëqeverisja, Rama nis sondazhet për platformën

Në prag të zgjedhjeve lokale, por edhe rreth një vit nga funksionimi i platformës për Shqipërinë që duam, socialistët kanë filluar të bëjnë sondazhe për veten. Shifrat, edhe pse nuk i bëri publike, Kryeministri Rama tha se flasin për një rritje të mbështetjes ndaj Qeverisë, si rezultat i përmirësimit të shërbimeve në sportelet e shtetit.

“Përqindja e qytetarëve që vlerësojnë se shërbimet janë përmirësuar është e konsiderueshme dhe pa diskutim e pakrahasueshme me përqindjen e atyre që kishin të njëjtin vlerësim vetëm një vit më parë”, tha Rama.

Nga aktiviteti i përjavshëm i bashkëqeverisjes, Rama dëgjoi shqetësimet e qytetarëve që kishin gjetur zgjidhje, ndërsa ftoi të gjithë ata që hasin vështirësi në administratë, t’i drejtohen platformës, si mënyra më e lehtë për të zgjidhur problemin, pa pasur nevojë për të gjetur mik, apo kapur prej xhakete deputetin.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN