Dashuritë e virgjëreshës Madalenë, vetëm këtë fundjavë në Tiranë

Sa rëndësi ka virgjëria për shqiptarët? Shitet dhe blihet ende në shoqëri konservatore, por çfarë ndodh me një vajzë e ka humbur atë bashkë me të ardhmen?

Kjo është vetëm pak nga ajo që do të mund të gjeni këtë fundjavë në Teatrin Eksperimental “Kujtim Spahivogli”. Në skenë Arjola do të rrëfejnë për më shumë se një orë e vetme, dashuritë e virgjëreshës Madalenë.

Ky tekst që ironizon shoqërinë paragjykuese, vjen provokativ në skenën teatrale, falë konceptit regjisorial të Ben Apollonit. Ai e ka vendosur në skenë edhe më herët shfaqjen “Dashuritë e virgjëreshës Madalenë”, por rrëfen se përtej misionit të teatrit për ta bërë publikun të reflektojë, ka pasur edhe momentet kur në Kosovë, shfaqja është braktisur. Provokimet që vijnë përmes kësaj drame janë një shuplakë për disa.

“Dashuritë e virgjëreshës Madalenë” vijnë pas rrugëtimit në Kosovë, në skenën e eksperimentale të Tiranës, por vetëm për këtë fundjavë.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN