Dietat e këqija dëmtojnë, ato që nuk hamë po na vrasin

Ato që nuk konsumojmë po na vrasin. Disa studiues analizuan dietat globale për një periudhë 27-vjeçare duke zbuluar 15 faktorë rreziku dhe ndikimin e tyre në vdekshmëri dhe paaftësi. Ekspertët nënvizojnë se këto dieta mund të jenë më të rrezikshme për njeriun se shumë faktorë të tjerë.

“Në shumë shtete, dietat e këqija shkaktojnë më shumë të vdekur se tymosja e duhanit dhe presioni i lartë i gjakut”, thotë Ashkan Afshin, profesor në Universitetin e Uashingtonit.

Autori i studimit shton se problemi i vetëm nuk është ajo që zgjedhim të konsumojmë, si opsionet e pashëndetshme siç janë mishi i kuq apo pijet e gazuara me sheqer. Shqetësimi i vërtetë, sipas studiuesve, është se njerëzit po konsumojnë nivel të lartë kripe dhe nuk hanë mjaftueshëm ushqime të shëndetshme si fruta dhe drithëra. Më shumë se gjysma e vdekje të lidhura me dietat në 2017 janë shkaktuar nga këto faktorë. Studimi është publikuar në gazetën amerikane “TheLancet”.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN